Studimi: 10 për qind e britanikëve nuk flasin tri ditë me askë shkaku i telefonit

Një hulumtim me dy mijë persona ka nxjerrë rezultate befasuese për ndikimin e teknologjisë në jetën e përditshme të njerëzve. Sipas këtij hulumtimi, një në dhjetë britanikë mund t’i kalojë deri tri ditë pa folur me asnjë person tjetër për shkak të pajisjeve teknologjike.

Këto janë gjetjet e një ankete me dy mijë persona, përmes së cilës u zbulua se mesatarja e kohës që të rriturit e kalojnë pa folur me të tjerët është 24 orë, ndërsa kohë më të gjatë pa folur me të tjerët kalojnë të rinjtë. 54 për qind e të anketuarve besojnë se rritja e teknologjisë ka bërë që ata të kenë më pak komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit, në krahasim me kohën para pesë vitesh.

Në anën tjetër, në këtë hulumtim u arrit në përfundimin se, pavarësisht zhvillimit të aplikacioneve të ndryshme teknologjike, internet nuk po i plotëson nevojat e personave që ndihen të vetmuar. Pothuajse 10 për qind e britanikëve të moshës 16 deri 24-vjeçare kanë deklaruar se ata ndihen gjithmonë të vetmuar.

Ndonëse janë rritur mundësitë e komunikimit përmes teknologjisë, 72 për qind e të anketuarve thonë se takimi fizik është mënyra më e mirë për t’u njoftuar me dikë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *