Spitali u tha se foshnja ka vdekur, pas 7 vitesh prindërit bëjnë zbulimin shokues

Dy prindër kanë zbuluar se foshnja e tyre është e gjallë pasi besuan se kishte vdekur shtatë vjet më parë.

Prindërit, nga Volgograd, Rusia, iu tha që fëmija i tyre nuk do të jetonte më shumë se një javë pas lindjes në vitin 2011.

Ata nënshkruan një heqje dorë duke lënë të porsalindurin në kujdesin e spitalit, përcjell albeu.com

Ata më vonë ndryshuan mendjen, por kur u kthyen për të marrë fëmijën, atyre u ishte thënë se kishte vdekur.

Rasti shqetësues u zbulua vetëm si rezultat i një gabimi administrativ kur përmbaruesit shkuan në shtëpinë e prindërve për të rimarrë shpenzimet e kujdesit në jetimore.

Prindërit nuk ishin në shtëpi, kështu përmbaruesi konfiskoi llogarinë bankare të nënës.

Kur zyrtarët i treguan dokumentet e jetimores se ata kishin një fëmijë në jetimore, nëna u tmerrua.

Një zëdhënës i shërbimit përmbarimor tha: “U bë e qartë se çifti i martuar ishte siguruar për gjithë këtë kohë që fëmija ishte i vdekur”.

Prindërit, të vetëdijshëm për “ringjalljen” e foshnjës së tyre, menjëherë iu drejtuan gjykatës për rivendosjen e të drejtave prindërore.

Në nëntor 2017, drejtësia triumfoi dhe fëmija u ribashkua ligjërisht me prindërit e saj. Nuk dihet nëse kanë ndërmend të ndjekin procedurat ligjore kundër spitalit.  (Foto e pare e ilustruar)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *