Si të hekurosni pa u lodhur. Po, është e mundur!

Ne ju tregojmë si ta zgjidhni këtë problem fare lehtë, me anë të disa këshillave të mençura…

Mos e kaloni kurrë hekurin e nxehtë mbi kopsat që gjenden nëpër rroba.

Këmishët i ktheni në anën e kundërt sa herë që hekurosni. Të njëjtën gjë bëni dhe me bluzat me stampa ose me dekoracione plastike, pra të gjitha rrobat delikate.

Kujtohuni të vendosni një temperaturë të ulët hekurosjeje.

Tek rrobat e zeza vëmë re disa vija. Këto mund t’i heqim duke i ekspozuar në avull për disa minuta.*Është shumë e rëndësishme mos të lëmë njolla apo çamçakëz nëpër rroba, pasi hekurosja nuk do të bëjë asgjë tjetër veçse do t’i fiksojë.

Për të hequr çamçakëzin nga rrobatvendosni sipër letër kuzhine dhe më pas kalojeni në një mënyrë delikate hekurin me avull.

Rrobat e hekurosura mos i vendosni direkt në dollap për shkak të avullit, pasi krijohet lagështirë. Mjafton t’i lini jashtë dollapit për një orë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *