Sfidon temperaturat -60 gradë për të mbledhur fonde për vajzën e sëmurë

“Është sikur po shkon në hapësirë, është ngrirje dhe nuk ka fare oksigjen”,-tha Voloshin vetëm pak minuta pasi kaloi vijën e finishit.

“Në momentet më të vështira isha duke menduar për familjen time, e cila është e shqetësuar për mua. Dhe kur desha të ndalem, mendova për vajzën time të vogël Eva, e cila po pret ndihmën time. Më së shumti doja të shkoj në saunë”, pranoi Voloshin.

Kjo nuk ishte hera e parë që Voloshin merr pjesë në një garë ekstreme. Prillin e kaluar ai përfundoi i dyti në maratonën e Polit të Veriut, duke shënuar një kohë prej pesë orësh dhe tre minuta.Në vitin 2014, ai konkurronte edhe në Ironman në Cyrih, Zvicër, ku ai notoi 4 kilometra (2.5 milje), udhëtoi me biçikletë për 180 kilometra (112 milje) ndërsa përshkroi në këmbë një distancë prej 42 kilometrash (26 milje).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *