Saranda R.Shala: 11 vite dhembje, sa shumë mall kam për Ty o Baba!

E heshtur në këtë dite të dhembshme te jetes sime shkruaj me plot mall. Në vend që t’u gëzohem luleve të pranverës, ende vazhdojmë ta presim Prillin si muajin më të zymtë, si muajin që të mori nga ne përgjithmonë.

Bab i dashur, ti vlera më e madhe e familjes tonë! Edhe sot si çdo vit tjeter qenka e rëndë të shkruaj përkujtimin për Ty… Thonë koha shëron plagët, por malli, mungesa e dashuria sa vjen e shtohet akoma me shumë.
Zbrastësia që ke lenë në shpirtin tim vërtetë është e madhe. Nuk mundet as një roman ta përshkruaj…

Babi ynë i dashur,
Ne si familje po ecim atyre hapava që na porosite, po punojmë dhe po ndjekim rrugën tënde. Po ushqehemi me fjalët tua e po arrijmë të ecim përpara bashkërisht, të mbajtur fort me njëri tjetrin, ashtu siç do doje ti .

Më mungon e të dua gjerë në pafundësi. Gjithmonë e deri ne vdekje krenare me Ty.

SHPIRTI NDJEN DHEMBJE

Në mes lotit e dhembjes

tani e vetme rri,

ky diell nuk më ngroh,

vështroj qiellin lart.. .,

ah, sa dua të të shoh… .

Janë njëmbëdhjetë vite mall,

fjalët m’u ngrysën

në gjysmë,

mezi shkruaj…,

më dridhet dora

e lotët më mbysin.

Tani as pranverës, luleve,

e as ditelindjes sime

më nuk i gëzohem,

çdo gjë rreth meje

e pakuptimtë,

pa ty, i shtrenjti im,

Baba.

Sa herë fotografinë tuaj

mbaj në duar,

e shikoj…,

flas me ty e të përqafoj si

dikur,

sa pikëllim,e dhembje

ndjej,

ky mall s’po ndalon kurrësesi,

zemra më thyhet,

ty nuk të kam pranë më… .

Kam dal të marr pak ajër,

më mbyti hidhërimi,

në kokë më vorbullohen

shumë kujtime,

prej asaj dite, kur ike si një

meteor,

lart në qiell.

Ditët m’u bënë netë

te errëta,

nuk ka më buzëqeshje,

ndihem e zbrazët pa Ty,

Baba i dashur.

Vitet ikën…,

edhe në këtë përvjetor

më rëndohen qepallat,

dhembjes thellësisë së

shpirtit,

lotët ende s’janë tharë,

sa vite ikën,

sa vite u bënë pa të parë.

Ngjyej penën në lotët e mi,

gdhend si në mermer këto

fjalë,

nga malli digjem e

përvëlohem,

ti mos u ligështo pse

shkruaj kështu,

prehu i qetë e mos qaj.

Ti ishe dhe mbetesh

më e madhja vlerë e

krenari,

ti je motivi, frymëzimi im

që unë jetoj,

marr forcë nga forca jote,

me mall të përkujtoj,

un bija jote, Saranda Rifat Shala

kurrë nuk do të harroj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *