Lajmet e fundit
Kryefaqja / Artikuj / Sali Berisha: Më përpara e takoj një serb, sesa Thaçin

Sali Berisha: Më përpara e takoj një serb, sesa Thaçin

Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka sulmuar përsëri presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh mes Kosovës e Serbisë”.

Berisha ka vlerësuar në T7, se plani i Thaçit për kufijtë parasheh ndarjen e Kosovës.

Ai ka thënë po ashtu se Thaçi po i ndjek planet e Serbisë për Kosovën.
“Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ide. Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush. Luftëtarët e vërtetë janë kundër Hashim Thaçit”, ka theksuar Berisha.

Ish-udhëheqësi shqiptar ka deklaruar se më përpara do të takonte një serb, sesa Thaçin.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money