Lajmet e fundit
Kryefaqja / Artikuj / Që gjashtë vite jemi në lidhje familja e tij është kundër meje,As nuk më fejon dhe as nuk më thot se…!

Që gjashtë vite jemi në lidhje familja e tij është kundër meje,As nuk më fejon dhe as nuk më thot se…!

Qe 6 vite jemi në lidhje familja e tij ësht kunder meje,As nuk më fejon dhe as nuk më thot se…-Prsh… Ju lutem Anonim…! Dua mendimin tuaj ne lidhje me kete Histori. Gjithqka filloj kur ishim ne gjimnaz ishte koha kur filloj te lind diqka ne mes nesh. Dita dites ajo ndjenje rritej, isha une ajo nuk besoja ne kete lidhje por ai ma deshmoj duke u taku me babin tim. Familja ime e kundershtoi kete lidhje, arsyet ishin nga me te ndryshmet, por une prap vazhdova te flas me te. Pastaj ai me njoftoi me familjen e tij, kam pas shume raporte te mira me familjen e tij. Si cdo femer edhe une kam qen shume xheloze dhe xhelozia e tepruar beri qe une ta humbas ate, ai me tradhtoi me nje femer tjeter dhe me tha qe isha une ajo qe e kisha shtyre ta bente kete tradhti ( une nuk mendoj qe i kam dhen arsye qe ai ta bej ate) kam pare edhe foto intime me X femren tjeter, ne ate moment mu shemb e gjithe bota dhe nuk mendova shume dhe mora ne telefon Mamin e tije dhe gjith mllefin qe pata ia thash asaj, ajo nuk dinte asgje per ate qe kishte ndodhur. Dhe keshtu gjithqka mori fund mes nesh. Pas disa muajve ai me shkruajti me kerkoi qe te kthehesha me te isha shume e lenduar dhe nuk pranova kursesi te kthehem dhe keshtu shkeputa cdo kontakt. Pas nje viti permes nje shoqes tim prap filluam te flasim ne fb, une isha e dashuruar ne te dhe vendosa ta fal por gjithmon gjate bisedave tona ia rikujtoja te kaluaren, ai me thoshte qe nuk ka me kontakte me ate. Nuk e dija nese duhej ti besoja ose jo, por prap vazhdova te flas me te, pas tradhtis kemi 3 vite qe flasim dhe nuk arrijm te gjejme nje zgjidhje. Une i kam then qe dua siguri nga ti qe une do te jem e jotja, i kam then ma deshmo te fejohemi ose me thuaj jo nese nuk do qe te jesh me mua dua nje pergjigje. Dhe pergjigja qe mora ishte qe familja tije jan kunder meje dhe nje her per nje her nuk mund te bej asgje por me premtoi qe do e rregulloj punen me familje dhe qe do behet mire dhe do te jemi bashk. Ai eshte shume i distancuar dhe sjellja e tij me ben qe te dyshoj qe ai prap ka kontakte me X personin qe me ka tradhtu, perveq kesaj ne kete javen e fundit kam pa qe jane shoke ne fb. Kur e pyeta pse e ke shoqe me tha me ka mbet qe moti. Une gjithmon mundohem ti jap dashuri por ai eshte shume indiferent dhe jam lodh nga kjo gjendje. Ne jemi ne lidhje qe 6 vite dhe nuk jane pak, por me e keqja eshte qe nuk di qfar te bej nuk kam nje pergjigje definitive nga personi i duhur. Nuk dua te jem zgjedhja e tij e dyte perderisa ai te une eshte e para. Nuk e di cfar te beje..!!

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money