Policia: Nuk është gjetur ende trupi i policit të dytë

Nëpër disa media u publikua lajmi se para pak minutash është gjetur edhe trupi i policit Armend Trena në lumin Lepenc.

Por Policia e ka demantuar këtë lajm.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për Klan Kosovën se kjo nuk është e vërtetë.

Ai ka shtuar se kërkimet po vazhdojnë akoma dhe do të vazhdojnë deri kur të errësohet.

Ai ka konfirmuar se kërkimet janë fokusuar rreth disa urave që janë ndërtuar nga “Bechtel Enka” për ndërtimin e autostradës.

Sipas tij, këto ura do të rrënohen, në rast se ka dyshime se aty mund të jetë trupi i policit të zhdukur.

Po ashtu që kërkimi të jetë më i lehtë në këtë zonë, mund edhe të devijohet një pjesë e lumit Lepenc.

Ndërkohë, trupi i Malsor Dashit është gjetur dje, pas katër ditësh kërkime.

KTV: Gjendet edhe trupi i policit të dytë

Është gjetur edhe trupi i policit të dytë, Armend Trena, që deri më tani konsiderohej i zhdukur pas aksidentit që pësoi të shtunën mbrëma në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, duke rënë në lumin Lepenc, së bashku me kolegun e tij, Malsor Dashi, i cili u varros më herët gjatë ditës së sotme.

Sipas burimeve të KTV-së, trupi i tij është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit të aksidentit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *