Lajmet e fundit
Kryefaqja / Sport / Nderohet me mirënjohje kontributi Granit Shala

Nderohet me mirënjohje kontributi Granit Shala

Boksierit, Aktorit dhe Politikanit të shquar kosovar i cili jeton dhe vepron në shtetin gjerman, Granit Shala, ditë më parë ju është ndarë një mirënjohje kontributi nga Fakulteti i Arteve  “Haxhi Zeka” në Pejë.

Në një prononcim për mediat Granit Shala, tha se ndjehet tejet i lumtur me mirënjohjen që u është ndarë nga Fakulteti i Arteve, po ashtu stafit të këtij institucioni të lartë arsimor, u ka premtuar se në vazhdimësi do ta kenë përkrahjen e nevojshme.

“Ndjehem tejet i lumtur me këtë mirënjohje kontributi që e kam pranuar nga Fakulteti i Arteve të Pejës. U premtoj drejtuesve të këtij institucioni se në vazhdimësi do ta kenë përkrahjen time”, tha Granit Shala, duke shtuar se Peja ka qenë dhe do të mbetet vatër e kulturës, siç tha ai, është mëkat që brezave të rinj të mos u ofrohen mundësi të tilla bashkëpunimi dhe ti tregojmë botës, se të rinjtë tanë dinë, munden dhe to të ja kthejnë Pejës epitetin që e mbante dikur.       

Rreth a redaktor

Shikoni Gjithashtu

A të duhen luftëtarë, gjithë botës t’i vësh zjarrë, merr nja dhjetë Kosovarë!

  Zgjidh e merr vet Poezi nga Fan Noli A të duhen luftëtarë, Gjithë botës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money