“Larg syri i keq”, fermeri mbron të mbjellat me foton e aktores (FOTO)

Një fermer 45-vjeçar nga India ka vendosur dy postera të mëdha të aktores për filma për të rritur Sunny Leone, për të mbrojtur të mbjellat nga syri i keq.

45-vjeçari banor i fshatit Banda Kindi Palle nuk është një fans i Sunny, por posteri i saj sipas tij i mbron të mbjellat nga “syri i keq” i fshatarëve të tjerë, përcjell albeu.com

“Për të shmangur syrin e tyre të keq, mendova për këtë ide të vendosjes së posterit të Sunny Leone disa ditë më parë, “tha ai.

Strategjia duket se po funksionon. “Mashtrimi ka funksionuar. Askush nuk po sheh të mbjellat tani, “shton ai më tej.

Në fermë ai rrit lakër, sallatë, domate, misër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *