Lajmet e fundit
Kryefaqja / Artikuj / Kërkohet që pushimin e lehonisë prej 6 muajve ta paguajë qeveria

Kërkohet që pushimin e lehonisë prej 6 muajve ta paguajë qeveria

Organizata Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Fondacioni Friedrich Ebert nëpërmjet një konference kanë propozuar që pushimin e lehonisë prej 6 muajve ta paguajë qeveria, me 70% të rrogës mesatare në Kosovë, si në sektorin privat ashtu edhe publik.
Sipas llogaritjes së shpenzimeve nga këto dy organizata del që për këtë skemë sociale do të shpenzoheshin mesatarisht 19 milionë euro në vit.

Florina Duli nga IKS, ka thënë se gratë në sektorin privat asnjëherë nuk e shfrytëzojnë deri në fund pushimin e lehonisë që iu takon.

“Pjesën e parë të pushimit të lehonisë që është 6 muaj prej qeverisë e marrin më pak se 1000 gra, ndërsa pjesën e 3 mujorshit të cilën e mbulon qeveria për të gjitha gratë që shkojnë në pushim të lehonisë me 50% të pagës mesatare, e shfrytëzojnë më pak se 100 gra shtesë. Ne nuk kemi të dhëna të sakta për gratë që marrin pushimin e lehonisë në sektorin privat. Gratë në sektorin privat asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar pushimin e lehonisë deri në fund. Vetëm më pak se 100 gra janë që e kanë shfrytëzuar atë 3 mujorin plus atyre 6 muajve që iu takon’’, ka thënë Duli.

Ajo tregoi për propozimin që qeveria të paguajë minimum 6 muajt e parë të pushimit dhe jo sektori privat.

‘’Ne propozojmë që barrën e pushimit të lehonisë për 6 muajt e parë ta merr qeveria, ku të paguhet minimalisht 70% e rrogës mesatare në Kosovë. Në asnjë rast nuk duhet të lejohet që punëdhënësi që të marrë çfarëdo obligimi rreth pagesës së pushimit të lehonisë, sepse pushimi i lehonisë është obligim nacional’’, deklaroi Duli.

Ndërsa Besa Luzha nga Fondacioni Friedrich Ebert ka thënë se shoqëria civile po punon vazhdimisht në aplikimin e skemave sociale dhe në çështjen e pushimit të lehonisë.

‘’Prej majit e deri tash ne kemi punuar si grup me të gjithë akterët që janë sot në disa prej këtyre fushave, për shembull  për të moshuarit është bërë dokumentari dhe janë prezantu rekomandimet. Ka mbetur çështja e lehonisë që ne mendojmë që një fond për mbrojtje shoqërore do t’i rregullon shumë prej këtyre skemave’’, tha Luzha.

Ajo gjithashtu tha se draft-ligji i Ministrisë për pushimin e lehonisë është i pamjaftueshëm për gratë.

‘’Draft-ligji i pushimit të lehonisë që e ka Ministria e Mirëqenies, ia paguan vetëm 3 muajt e parë të pushimit me 50% të rrogës dhe ky ligji në vend se të stimulojë gruan që e ka sjellur një fëmijë në jetë dhe kontribon në natalitet, ky ligj e ‘’dënon’’ gruan, pasi gjysma e rrogës është e pa mjaftueshme. Nëse janë gjetur 40 milionë për veteranët pse nuk gjenden 10 milionë për gratë dhe pushimin e lehonisë’’, ka thënë Luzha.

Në këtë konferencë gjithashtu u diskutua edhe për skemat e pensioneve ku u tha se ka shumë mangësi dhe se ligji aktual i rregullon vetëm disa kategori të veçanta.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money