Ja në cilin qytet të Kosovës, mësuesi rreh drejtorin e bën për spital

Policia rajonale e Gjilanit ka bërë të ditur se dje, një mësues ka rrahur drejtorin e shkollës “Rexhep Mala” në Topanicë të Kamenicës.

Sipas policisë, dyshja kishte një mosmarrëveshje në korridor, e më pas në lokalin e punëtorëve teknik, që përfundoi me përleshje fizike, transmeton Indeksonline.

“Me 12 mars 2019, rreth orës 11:23, ankuesi drejtor i shkollës fillore “Rexhep Mala” , në fshatin Topanicë , komuna Kamenicë raporton, policisë së Kosovës në Kamenicë se pas një mosmarrëveshje qe kishte në korridorin e shkollës , e më pas në lokalet e punëtorëve teknik është sulmuar fizikisht nga njëri prej mësuesve të kësaj shkolle, me ç ‘rast ai ka pësuar lëndim të lehtë trupor sipas raportit mjekësor. Rasti procedohet në PTH”, ka njoftuar policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *