ISMAIL KASUMIT I NDALOHET ZHYTJA NË LEPENC

Për këtë të fundit, ende nuk kanë  arritur ta gjejnë trupin e tij.

“Indeksonline” ka kontaktuar zhytësin e njohur kosovar, Ismail Kasumin për të mësuar se a do të inkuadrohet gjatë ditës së nesërme në kërkimin e trupit të Trenës.

Kasumi ka thënë se këtë nuk do të mund ta bëjë, pasi që sipas tij, ka probleme me shëndetin.

“Jo, me shumë gjasë unë nuk do të mundem të angazhohem nesër në kërkimin për trupin e policit, Armend Trenës.  Më herët isha tek mjeku dhe ai më rekomandoi që 3-4 ditë të kem trajtim mjekësorë për shkak të një lëndimi që kam pësuar”, ka thënë Kasumi.

Kujtojmë, se sot Kasumi  nuk kishte qenë pjesë e njësive të kërkim-shpëtimit. Ndërsa,  pikërisht sot njëherë u spekulua se u gjet trupi i Armend Trenës, mirëpo kjo doli të jetë e pavërtetë.

Më tej, institucionet përgjegjëse konfirmuan se në lumin Lepenc janë gjetur vetëm organe të shtazëve, pra nuk kanë pasur të bëjnë fare me rastin në fjalë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *