Fakt interesant mbi Qabën: Aeroplanët nuk fluturojnë mbi të

Meka është qyteti më i shenjtë fesë Islame. Por, ai ka edhe disa veçori të cilat i kanë tërhequr vemendjen e disa shkencëtarëve.

Peligrinët bëjnë ritualet e tyre duke sjellur rreth gurit të zi, në shenjë falënderimi e madhërimi të Krijuesit, sipas fesë së tyre.

Një fakt është mjaft interesant që është diskutuar në vazhdimësi, se pse aeroplanët nuk fluturojnë mbi Qabe.

Qabja është vendi më i qetë në tokë, ndonëse mban një numër të madh të njerëzve gjatë gjithë vitit, por thuhet se asnjëherë në historinë e saj nuk ka kaluar asnjë aeroplan në këtë zone.

Disa kanë thënë se arsyeja e moskalimit të aeroplanëve mbi Qabe është se ajo është ndërtuar në qender të tokës dhe ekziston një fushë e madhe magnetike, pra graviteti është i jashtëzakonshëm.

Mirëpo, këtë tezë disa nuk e kanë pranuar duke thënë se po të kishte gravitet edhe ndërtimi i këtij objekti do të ishte i pamundur.

Sipas këtyre të fundit, arsyeja e vetme është për të mos i penguar pelegrinët gjatë ritualeve të tyre. Meka është një vend në vise malore dhe zhurma e krijuar nga avionët do t’i pengonte besimtarët.

Qyteti është nga vendet më të vizituara në botë dhe Princi Muhamed Bin Salman ka premtuar se qytetet e shenjta do të hapën edhe për vizitorë që nuk janë besimtarë, gjë që qytetin do ta bënte edhe më të vizituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *