E tmerrshme:Mbeti gati e verbër duke rënë në gjumë me maskarë (shih fotot)

Një rast i tmerrshëm mund t’iu bëjë të mendoni dy herë në lidhje me heqjen e maskarës përpara gjumit.

Theresa Lynch mbeti gati verbër pas 25 vitesh rresht duke rënë gjumë me maskarë, duke shkaktuar gunga të ngurta të zeza në sy.

Gruaja 51-vjeçare vizitoi një mjek, pasi vërejti se filloi të vuajte nga dhimbja e qepallave.

Ajo kishte përdorur xhela lubrifikues dhe syze për të lehtësuar simptomat e saj, por asgjë nuk funksionoi.

Por mamaja e të dy grave nga Sidnei, Australi, u trondit kur mjekët zbuluan gunga të forta të kalcifikuara, të njohura si konkretione, të vendosura nën qepallat e saj.

Spitali në të cilin është trajtuar ka publikuar fotografitë e syrit të saj në formë vetëdijësimi në lidhje me heqjen e maskarës dhe çfarëdo produkti tjetër përpara gjumit./lajmi.net./

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *