Lajmet e fundit
Kryefaqja / Lajme / Dimitrievski: Nuk mund të përfitohet politikisht në momente strategjike në të cilat gjendet Maqedonia

Dimitrievski: Nuk mund të përfitohet politikisht në momente strategjike në të cilat gjendet Maqedonia

Debati i zhvilluar në emisionin ‘Top tema’ në televizonin Telma në të cilin i pranishëm ka qenë edhe kreu i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski duket se ka dal nga konteksti pasiqë është keqinterpretuar deklarata e tij në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Pasiqë tashmë është bërë e qartë se gjithçka që ka të bëj me ndryshimet e kushtetutës do të bëhet në kuadër të marrëveshjes së Prespës, ndërkohë që dikush dëshiron të përfitojë poena politike në krah të kësaj dhe në momentin e fundit që vendi ka nisur rrugën drejtë integrimit eurooatlantik.

“Me amandamentet vetëm se do të zhagitet procesi i eurointegrimeve dhe me një retorikë të vjetër nga vitet e 90-ta përsëri të gënjehet elektorati shqiptarë me çka në vend të NATOs dhe BE-së i jepet hapësirë ende thirjeve nacionaliste nga të gjitha anët, këto janë ideja të retarduara të cilat e çojnë vendin prapa, ne dëshirojmë të shkojmë përpara në NATO deh BE, të realizojmë projekte me mjetet të cilat do të ndahen nga atje për vendin tonë dhe të shohim komunat dhe vendbanimet tona të ndërtuara si duhet dhe të përmirësojmë jetën e qytetarëve të ju mundësojmë kushte më të mira për banim. Nuk ka mundësi të përfitohet politikisht në momentet strategjike në të cilat gjendet Maqedonia dhe rrugën që ka zgjedhur”, ka deklaruar kështu mes tjerave kreu i Kumanovës, Dimitrievski.

Sipas tij, këto gjëra tashmë janë definuar me kushtetutë dhe gjithçka që mund të thuhet më tepër kësaj është thjeshtë populizëm për të përfituar vota dhe poena politik në elektoratin shqiptarë.

       

 

Rreth a redaktor

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money