Lajmet e fundit
Kryefaqja / Ballina / Diabeti, sëmundja që kërcënon shqiptarët

Diabeti, sëmundja që kërcënon shqiptarët

Një i sëmurë me diabet  rrezikohet nga infarktet miokardi si dhe nga dëmtimet në tru. Po kështu ai rrezikon të humbasë shikimin, të preket nga azotemia apo edhe nga abotimet (prerjet e këmbëve).  Mjeku endrokrinolog Thanas Fureraj thotë se “dëmtimet kryesore me peshë diabetike janë dëmtimet kardiake dhe të sistemit nervor, të cilat rrezikojnë seriozisht jetën e pacientit.

Nga Avushe Zhuka

Numri i personave të prekur nga diabeti është rritur në mënyrë të frikshme gjatë viteve të fundit, në vendin tone.  Diabeti është një sëmundje kronike që karakterizohet nga niveli i lartë i sheqerit në gjak. Ky nivel i lartë glukoze është i shkaktuar nga paaftësia e organizmit për të përdorur insulinën e vet për të tretur sheqerin.  Kjo sëmundje prek dhe dëmton  në heshtje organet kryesore të trupit dhe sidomos enët e gjakut. Diabeti shfaqet me ndërlikime kronike, të cilat rrisin invaliditetin dhe vdekshëmrinë tek pacientët.

Alarmi për rritjen e sëmundshëmrisë dhe për pasojat e rënda që ajo mbart kur diagnostikohet në faza të avancuara jepet nga bluzat e bardha, të cilat bëjnë apel për kapjen në faza të hershme të diabetit nëpërmjet depistimit të popullatës.  Një person me diabet, rrezikohet nga infarktet miokardi si dhe nga dëmtimet në tru. Po kështu ai rrezikon të humbasë shikimin, të preket nga azotemia apo edhe nga abotimet (prerjet e këmbëve). Mjeku endrokrinolog Thanas Fureraj thotë se “dëmtimet kryesore me peshë diabetike janë dëmtimet kardiake dhe të sistemit nervor, të cilat rrezikojnë seriozisht jetën e pacientit.  Po kështu vihen re se këta persona shfaqin dëmtime të veshkave nëpërmjet  (nefropatisë diabetike) si dhe dëmtimet (retinopatike) të syrit të cilat ulin deri në stadin e fundit të parit, duke sjellë verbimin e pacientit”.

Mjeku Thanas Fureraj

Mjeku Thanas Fureraj

Duke iu referuar studimeve shkencore, Fureraj thotë se diabeti shoqërohet me dëmtime të organeve të tjera në 30 deri në 50 për qind të rasteve të diagnostikuara me këtë sëmundje. “Shkalla e dëmtimeve tek këta persona varet edhe nga kohëzgjatja e sëmundshmërisë, dhe nga koha kur ajo është kapur. Diagnostikimi i sëmundjes me vonesë sjellë pasoja për pacientin, për shkak se ndërlikimet e sëmundjes kanë fillur”-sqaron zvëndës shefi i shërbimit të Endokrinologjisë, Diabetologjisë dhe Metabolizmit, Thanas Fureraj.

Një nga ndërlikimet më të rënda të diabetit e cila çon në invaliditet por edhe në mortalitet (vdekshmëri) të lartë tek pacientët është këmba diabetike.  Personave të prekur nga diabeti u shfaqen plagë në këmbë, që në gjuhën mjekësore njihet si (angiopatia diabetike) e cila shkaktohet si pasojë e dëmtimeve të enëve të gjakut. “Dëmtimi i enëve të gjakut shkaktohet nga stresi fizikë dhe nga dëmtimet e sistemit nevor, gjë që më pas çon në krijimin e plagëve në këmbë ose thënë ndryshe në “Gangrenë diabetike”-shprehet mjeku endokrinolog. Ai vijon më tej duke ndalur tek fakti se këto lloji ndërlikimesh kanë bërë që të rritet kostoja e trajtimit të pacientëve. Gangrenizimi i këmbës detyron mjekët që ta presin atë, por edhe në këto raste jeta e pacientit nuk është e sigurtë. Rreziku i mortalitetit te grupi i personave të diagnositikuar me këmbë diabetike është shumë i lartë.

“Në kushtet kur sëmundja kronike është duke u përhapur gjerësisht, ne nuk ndalemi vetëm tek trajtimi I ndërlikuar I diabetit por insistojmë që të kryehet depsistimi i popullatës, me qëllim zbulimin e hershëm të sëmundjes”- thotë mjeku Fureraj. Duke vënë theksin tek kujdesi që duhet të kenë pacientët, Fureraj thotë se “me një kontroll të thjeshtë mund të zbulohet sëmundja e cila qëndron e heshtur për shumë kohë. Mund të kalojnë disa vite nga fillimi i sëmundjes deri në zbulimin e saj. Pasi kalojnë 5 vjet nga fillimi i sëmundjes jepen edhe shenjat e ndërlikimeve të para, thënë ndryshe nis dëmtimi i organeve të tjera të pacientit, prandaj ne apelojmë për zbulimin e hershëm e sëmundjes nëpërmjet kontrolleve mjekësore.

Pacienti duhet të vetëmjekohet”-thotë ai. Në shërbimin e endokrinologjisë marrin trajtim mjekësor mbi 1 mijë pacientë në vit ndërkohë që n

Demet qe shkakton diabeti i Tipit I

Demet qe shkakton diabeti i Tipit I

pavjon kurohen rreth 30 persona cdo ditë. “Njerëzit kanë filluar të ndërgjegjësohen për pasojat e rënda, dhe ndërlikimet shëndetësore të diabetit. Ka ndryshuar edukata e pacientëve dhe kujdesi që ata shfaqin për shëndetin e tyre, megjithatë nuk mund ta mohoj se në shërbimin tonë ka ende raste të

 

pacietëve që paraqiten në stadin e avancuar të sëmundjes”-rrëfen Fureraj.

Popullësia preket nga 2 lloje diabeti. Bëhët fjalë për  diabetin e tipit 1 që prek zakonisht fëmijët dhe moshat e reja si dhe diabeti i tipit 2 që është

forma më e shpeshtë e diabetit. Personat e prekur nga diabeti i tipit 1 zënë rreth 10 për qind të pacientëve me diabet. Vitet e fundit është vënë re një rritje e numrit të fëmijëve me diabet dhe shkak për këtë është bërë obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik. Fureraj thotë se ky lloji diabeti “prek më së shumti fëmijët dhe të rriturit e moshave të reja. Një person i cili ka llojin 1 të diabetit duhet të marrë çdo ditë insulinë për të jetuar”.

Mjekët theksojnë se trajtimi me insulinë është i domosdoshëm për këta pacientë. Në rast se një person që vuan nga diabeti i tipit 1 nuk diagnostikohet dhe trajtohet me insulinë, ai mund të përfundojë në komë diabetike duke rrezikuar jetën. “Diabeti i tipit 2 shfaqet kryesisht tek moshat mbi 40 vjeç”-thotë mjeku endokrinolog. Por ai pohon se vitet e fundit  me rritjen e numrit të rasteve është vënë re edhe një zbritje e moshës së të prekurëve.  “Kemi vënë re se ky diabeti I tipit 2 po shfaqet edhe ne mosha më te reja duke ulur kufirin deri në moshën 35 vjec. Rreth  90 për qind e njerëzve me diabet janë të prekur nga lloji 2.  Kjo formë e diabetit është e lidhur me historinë familjare dhe obezitetin.

Diabeti i Tipit II

Diabeti i Tipit II

Personat e prekur nga diabeti duhet t’iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore. Ata duhet të kryejnë herë pas herë matjen e nivelit të glicemisë, që konsiston në matjen e glukozës së sheqerit në gjak si dhe duhet të matin hemoglobinën e glukozuar Hba1c. “Testi I Hba1c kryhet në rastet kur diabeti është diagnostikuar dhe përdoret për të kontrolluar nivelin e sheqerin në gjak në  2-3 muajt e fundit. Kjo lloji analize laboratorike kryhet në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në disa poliklinika. Një nga objektivat tanë është që ky testim të futet në të gjitha qëndrat spitalore”, -deklaron Thanas Fureraj. Ai u bën apel personave të prekur nga diabeti që të kujdesën për shëndetin e tyre duke kryer aktivitet fizik, dhe duke mbajtur dietë të rreptë ushqimore.

Pasojat e rënda të kësaj sëmundje shoqërohen edhe me një kosto të lartë financiare të domosdoshme për trajtimin e paientëve. “Duke qënë se kjo sëmundje shoqërohet me dëmtime të organeve të tjera trupore, rritet edhe kostoja për trajtimin e të gjitha problemeve shëndetësore. Trajtimi I një pacienti në fazë të avancuar i kushton miliona lekë shtetit, ndërkohë që kapja në fazë të hershme të sëmundjes do të shmangte dëmtimin e organeve të tjera si dhe do të eleminonte rrezikun për invaliditet”-thotë endokrinologu Thanas Fureraj.

Në Shqipëri, numri i persona që vuajnë nga diabeti është rreth 200 mijë.  Zyrtarisht, prevalenca e sëmundjes është 1.95 për qind, që do të thotë se afërsisht janë 55 mijë diabetikë të njohur. Por depistimet e fundit të kryera në popullatë dëshmojnë se realisht prevalenca e diabetit të padiagnostikuar është 3-4 për qind, që do të thotë se 5 për qind e popullatës është e prekur nga diabeti I sheqerit. Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se në 10 vitet e ardhshme, numri i personave të prekur nga diabeti do të rritet me 10 për qind./ Burimi marrë nga  Investigim.al /

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money