Dashuria e vërtetë është në fshat

Të dua në fshat e thonë më shumë se gjysma e njerëzve të paktën një herë në ditë, shpirtin binjak e kanë gjetur 77 për qind të njerëzve, derisa në qytet me këtë mund të mburren vetëm 47 për qind e çifteve.

Në fshat është më e lehtë të gjendet dashuria se sa në qytet, ka zbuluar hulumtimi britanik i kanalit televiziv Really. Madje 77 për qind e britanikëve të cilët jetojnë në pjesën rurale kanë gjetur shpirtin e tyre binjak, në krahasim me 48 për qind të banorëve të qyteteve.

Lidhjet në fshat zgjasin edhe dyfish më gjatë se sa në qytet, ku 61 për qind e çifteve kanë qenë në lidhje më të gjatë se 10 vjet, për dallim nga 21 për qind të atyre në qytet. Në martesë janë 55 për qind të çifteve, çka është 10 për qind më shumë se sa në qytete, shkruan Daily Mail.

Madje edhe “të dua” thuhet më shpesh në fshat, të paktën në atë britanik, ku më shumë se gjysma e çifteve ia përkujton partnerit që e dashuron të paktën një herë në ditë. Të njëjtë gjë e bëjnë vetëm 23 për qind të çifteve në qytet.

Ekspertët pohojnë që lidhjet në fshat kanë sukses sepse çiftet janë më besnike dhe sepse kanë më shumë kohë për njëri-tjetrin Kështu në fshat çiftet së bashku janë gjashtë net në javë, ndërsa në qytet katër.

Dallimi më i madh është në të qenit të kënaqur me seksin. Në fshat me jetën e tyre intime janë të kënaqur 63 për qind të njerëzve, ndërsa në qytet 22 për qind, të cilët për këtë gjë fajësojnë ritmin shumë të shpejtë të jetës, stresin dhe lodhjen, transmeton Koha.net. Ekspertët pajtohen që jeta më e ngadaltë dhe e qetë, por edhe ajri i freskët janë përgjegjës për sukses më të madh të marrëdhënieve.

Në fshat më pak tradhtohet, por edhe më pak i kushtojnë vëmendje financave. Vetëm 10 për qind kanë mashtruar gjysmën e vet më të mirë në krahasim me 20 për qind në qytete. Sa shumë para ka partneri në fshat është e rëndësishme vetëm për 11 për qind, derisa në qytet kjo shifër rritet në 34 për qind. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *