Lajmet e fundit
Kryefaqja / ShowBiz / Beauty Lil: Ju Tregoj Eksperiencën Time Në Jurinë E “Miss Asia 2018”

Beauty Lil: Ju Tregoj Eksperiencën Time Në Jurinë E “Miss Asia 2018”

Ka nisur që në moshë të re të meret me art, fillimisht me muzikë duke sjellë kështu trende nga më interesantet në skenën muzikore shqiptare e më pas edhe në sfera të tjera duke u bërë kështu një nga femrat më të guximshme që ka dashur të sfidojë veten në shumë sfera. Beauty Lil tashmë meret me salonin e bukurisë dhe estetikës që e ka në Zvicër e që vizitorë të shumtë ka fytyra të njohura publike jo vetëm shqiptare e zvicerane por edhe nga shumë vende të tjera të botës. Së fundi, ajo tregon një tjetër eksperiencë të jetës duke qenë kështu pjesëmarëse në jurinë e spektaklit më të madh të bukurisë në kontinentik aziatik ‘Miss Asia 2018”, një eksperiencë që sipas saj ka qenë e jashtëzakonshme. “Ka qenë një eksperiencë e bukur për mua të jem në mesin e shumë personaliteteve të njohura nga mbarë bota, mes tyre aktorë të njohur amerikan dhe multimilioner nga shtetet aziatike, duke qenë e vetmja shqiptare në juri ka qenë nderë dhe privilegj për mua të tregoj se shqiptarët duan dhe munden të bëjnë më të mirën në sferën që punojnë, eksperienca ime me salonin e bukurisë ka bërë që të bëj përzgjedhjen e duhur edhe në këtë spektakël bukurie pasiqë në duart e mia kanë kaluar shumë femra të bukura të cilat edhe kanë kërkuar të zbukurohen edhe më shumë nga unë”, shprehet kështu Beauty Lil për eksperiencën e saj në këtë spektakël bukurie.

Beauty Lil: Ju tregoj eksperiencën time në jurinë e “Miss Asia 2018”  Beauty Lil: Ju tregoj eksperiencën time në jurinë e “Miss Asia 2018”

Rreth a redaktor

Shikoni Gjithashtu

Rikthehet fuqishëm Mimoza Nelaj, vjen me ‘Sa halle e probleme’ (Video)

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare Mimoza Nelaj është rikthyer në skenën shqiptare me një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money