Modern chicken farm, production of white meat

3,000 pula bëhen bashkë për të mbytur dhelprën që hyri në fermë

Modern chicken farm, production of white meat

Pulat në një fermë në veri-perëndim të Francës, besohet të kenë formuar një ‘bandë’ për të mbytur një dhelpër të re.

Incidenti i pazakontë në Brittany u zhvillua pasi dhelpra hyri në kafaz ku ishin 3,000 pula dhe dera automatike u mbyll menjëherë, raporton BBC.

“Kishte një instinkt të bagëtisë dhe ato e sulmuan atë me sqepat e tyre”, tha Pascal Daniel, kreu i bujqësisë në shkollën bujqësore Gros-Chêne.

Trupi i dhelprës së vogël u gjet ditën tjetër në një cep të kafazit, transmeton IndeksOnline.

“Kishte goditje në qafën e saj, rrahje nga sqepat”, tha Daniel për agjencinë e lajmeve AFP.

Kafazi është mbajtur hapur gjatë ditës dhe shumica e pulave dalin jashtë, shton AFP.

Kur dera automatike u mbyll, dhelpra – e menduar të jetë rreth pesë apo gjashtë muajsh – mbeti e bllokuar brenda.

“Një grumbull i madh pulave sigurisht janë mbledhur së bashku dhe dhelpra mund të ketë dalë në panik përballë një numri kaq të madh”, tha Daniel për gazetën rajonale Ouest France.

“Ato (pulat) mund të jenë mjaft të forta kur janë në pako” deklaroi tutje Daniel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *