Lajmet e fundit
Kryefaqja / Ballina / 2 javë para se të vdiste dorëzon studimin. Hawking gati bëri zbulimin e madh

2 javë para se të vdiste dorëzon studimin. Hawking gati bëri zbulimin e madh

Pak ditë më parë u nda nga jeta një ndër shkenctarët më të mëdhenj të kohës dhe jo vetëm. Ai solli shumë ide dhe risi në shkencë. Bota atij i detyrohet shumë, sepse edhe pse në pamundësi shëndetësore ai nuk hoqi asnjëherë dorë nga shkenca dhe dija. Dy javë para se të vdiste ai bëri një veprim për tu admiruar.

Stephen Hawking dorëzoi një studim të fundit shkencor dy javë para se të vdiste, dhe ai hedh themelet për zbulimin e një universi paralel.

Hawking, që ndërroi jetë të mërkurën në moshën 76 vjeç, ishte bashkëautor i një studimi matematikor që kërkon prova për teorinë e multiverseve, e cila parashtron ekzistencën e shumë universeve përveç tonit.

Dokumenti, i quajtur “Një dalje e butë nga inflacioni i përjetshëm” u rishikua për herë të fundit në 4 mars, dhjetë ditë para vdekjes së tij.

Sipas Sunday Times, studimi do të botohet në një revistë shkencore, pasi të përfundojë rishikimi i tij.

ArXiv.org një faqe e universitetit Cornell, që gjurmon studimet shkencore para se të botohen, ka një kopje të studimit.

Sipas Sunday Times, përmbajtja e studimit parashtron matematikën e nevojshme për një kërkim në hapësirën e thellë, për të mbledhur prova që mund të vërtetojnë se ka universe të tjerë.

Studimi tejet teorik parashtron se ekzistenca e shumë universëve mund të matet përmes rrezatimit që në fillimet e kohëve. Kjo nga ana e vet mund të matet përmes një anije kozmike në hapësirën e thellë, e cila të jetë e pajisur me sensorët e duhur.

Thomas Hertog, profesor i fizikës që ishte bashkëautor me Hawking, tha se studimi synon që “të transformojë idenë e një multiversi, në një kuadër shkencor të provueshëm”.

Hertog që punon në Universitetin KU Leuven në Belgjikë, i tha Sunday Times dhe ishte takuar personalisht me Hawking, për të marrë miratimin e fundit para se të dorëzonin studimin.

Gazeta tha që, nëse një provë e tillë gjendet, kjo do i bënte shkencëtarët kandidatë kryesorë për Çmimin Nobel. Por duke qenë se nuk jepen pas vdekjes, Hawking nuk do të ishte i kualifikueshëm.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money