Lajmet e fundit
Kryefaqja / Ballina / VIDEO/E tmerrshme, Prindërit braktisin foshnjën, me batanije dhe brenda një kutije e lënë mbi makinën e hoxhës

VIDEO/E tmerrshme, Prindërit braktisin foshnjën, me batanije dhe brenda një kutije e lënë mbi makinën e hoxhës

Imami i Xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj, sot në orët e hershme të mëngjesit e ka gjetur një foshnje të braktisur, të lënë në një pako mbi veturën e hoxhës, pranë xhamisë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin vetë imami i xhamisë, Arben Dreshaj, i cili tha se sot, pas faljes së namazit të sabahut, rreth orës 05:15, kur ka dalë nga xhamia e ka gjetur foshnjën e braktisur.

“Pasi kam dalë nga xhamia pas faljes së namazit të sabahut, mbi veturën time kam gjetur një pakon, në të cilën ishte foshnja e porsalindur. Menjëherë kam thirrë policinë dhe ambulancën”, tha Imami Dreshaj.

Dreshaj tha se aktualisht fëmija është në përkujdesje shëndetësore, kurse policia po merret me rastin.

 

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money