Lajmet e fundit
Kryefaqja / Ballina / Të izoluar nga qytetërimi, në këtë fshat banorëve iu prishen të gjitha prodhimet

Të izoluar nga qytetërimi, në këtë fshat banorëve iu prishen të gjitha prodhimet

Qyteti i Beratit është një nga qytetet më të bukur të Shqipërisë, por nëse do të udhëtohet nëpër fshatrat përreth, gjendja nis edhe bëhet gjithnjë e më serioze.

Rrugët janë kthyer në të pakalueshme ndërkohë që qytetarët e kanë të pamundur të sjellin prodhimin vendas drejt qytetit.

Madje sipas vetë banorëve ata lëvisin nëpër një rrugë që është e ndërtuar “2000 vite me parë”.

Në mesazhin e tij ai shkruan:

Tre fshatra të Beratit, Drobonik, Bardhaj, Zhitom, mbajnë vendin e parë në republikë për prodhimin e qershisë dhe të ullinjve, por edhe për vreshta. Këta fshatra enden akoma në mesjetë, vetëm e vetëm për një copë rruge. Janë fshatraqë ndodhen 8 km larg Beratit.

Ketë vit, këto fshatra prodhuan me mijëra ton qershi, por u detyruan ti flakin, ti hedhin në rrugë sepse s’ka rrugë që të vijnë tregtarët për t’i blerë.

Kjo rrugë që po ju dërgojmë në foto është rruga e vjetër Berat-Janinë, e ndërtuar nga Ilirët 2000 vjet më parë shkruan Joqberat.

Tani jemi në vitin 2018 dhe kjo krahinë, këta fshatra janë akoma me këtë rruge qerresh, si para 2 mijë vitesh.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money