Sportisti i njohur i jep fund karrierës se ia kërkoi Erdogani

Kampioni i “Moto2” Kenan Sofuoglu njoftoi se do t’i jepte fund karrierës në garën e kësaj fundjave në Itali pas kërkesës që i kishte bërë Presidenti Erdogan.

“Pas dëmtimësh të shumta, frikës së familjes dhe mbi të gjitha, kërkesës nga PresidentiErdogan, vendosa që t’i jap fund karrierës. Gara e kësaj jave në Itali do të jetë e fundit”, ka shkruar ai në Instagram duke marrë mjaft komente mbështetëse nga fansat, por një pjesë e mirë e tyre e kanë kritikuar se si mundet që një sportist i rangjeve të tij t’i jape fund karrierës sepse ia kërkon presidenti i vendit, raporton Albeu.com.

Tërheqja e tij ka shkaktuar edhe debate në rrjetet sociale, ku mjafrt prej tifozëve na jashtë Turqisë shprehen se kjo po shfrytëzohet nga Erdogan për qëllime elektorale.

Kenan Sofuoglu është sportisti që ka fituar më shumë tituj në Moto2, plot pesë të tillë, por kohët e fundit ai ka pësuar mjaft dëmtime gjatë garave.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *