Rrezi vjen me ‘Gurbetqar’ (Video)

Rezonar Lanaj është 12 vjeç, i lindur në Darmstadt të Gjermanisë. Jeton me familje në rrethinën e Groß Gerau. Talentin e tij në muzikë e kanë zbuluar që në çerdhe ku mësuesja e tij e muzikës insiston që Rrezi të meret me këndim. Ai vijon mësimet por edhe pse ka lindur në Gjermani zemra i rreh dhe flet shqip, ndërkohë që edhe bën muzikë në gjuhën shqipe. Me shumë dëshirë i këndon Kosovës, i këndon Drenicës e Llaushës, aty ku edhe janë lindur e rritur të parët e Rrezonarit. Rrezi së shpejti pritet të sjellë edhe shumë projekte tjera artistike ndërkohë që ju shijoni këngën e fundit të realizuar me tekst dhe muzikë nga Kreshnik Avdiu e orkestrim nga Ardian Kastrati të titulluar ‘Gurbetqarë’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *