Lajmet e fundit
Kryefaqja / Artikuj / Rrëfimi i trishtë i 13-vjeçares: Sa dola në oborr, disa persona më mbyllën gojën dhe me lidhën

Rrëfimi i trishtë i 13-vjeçares: Sa dola në oborr, disa persona më mbyllën gojën dhe me lidhën

Vajza e mitur nga Fieri, 13-vjeçarja që u rrëmbye për t’u abuzuar nga tre të rinj nga Roskoveci, ka folur për herë të parë pas tronditjes që kaloi.

“Do të shkoja të shikoja emisionin humoristik ‘Portokalli’ tek xhaxhai por sapo dola në oborr disa persona më mbyllën gojën, me lidhën dhe me morën me forcë në krahë duke më çuar në shtëpinë që po ndërtohet në anën tjetër të rrugës”.

Kështu mësohet të ketë deklaruar para hetuesve dhe në prani të psikologes 13-vjeçarja. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të dielës në një fshat të Bashkisë Roskovec.

E mitura ka shpjeguar se personat që e kanë kryer aktin e rrëmbimit forcërisht të saj kanë qenë tre, ku mes tyre ajo ka njohur edhe dy bashkëfshatarët Jorges Dosti dhe Marjus Çalamëni, tashmë të arrestuar së bashku me të riun Redon Tereziu nga fshati Vlosh i Roskovecit.

Edhe e ëma e të miturës ka deklaruar se e ka gjetur të bijën e mitur të lidhur. “Jo vetëm duart, por edhe gojën ja kishin lidhur me litar”, mësohet të ketë pohuar para hetuesve e ëma e 13-vjeçares.

Ky fakt është konstatuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore prej nga është konkluduar se si pasojë e shtrëngimit të litarëve, të miturës i janë shkaktuar dëmtime në këmbë, duar dhe në gojë.

Por, shkruan BalkanWeb, fatmirësisht nga mjeko-ligjorët është konstatuar se tre agresorët nuk kanë mundur të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money