Lajmet e fundit
Kryefaqja / ShowBiz / Reforma, përfaqësim dinjitoz i studentëve, pa anime politike

Reforma, përfaqësim dinjitoz i studentëve, pa anime politike

Shumë organizata studentore janë duke zhvilluar fushatat e tyre për ditën e zgjedhjeve të Këshillit Studentor të Universitetit të Prishtinës të cilat do të mbahen me 15 maj. Secila nga to japin premtime për studentët e UP-së, që studimet e tyre të jenë më të lehta e sa më të mira e më kualitative.

Organizata Studentore “Reforma” e Universitetit të Prishtinës, është njëra nga organizatat konkurruese në këto zgjedhje, e cila premton përfaqësim të drejtë e të dinjitetshëm të studentëve të të gjitha njësive akademike.

RENP së fundmi ka udhëhequr Këshillin e Fakultetit Filozofik të UP-së, dhe sukseset e këshillit kanë treguar sukses të panumërta, duke filluar me ligjëratat studimore. Debate, simpoziume, vizita studimore e deri edhe te mbikëqyrja e profesorëve për orare e ligjërata, janë vetëm nga disa aktivitetet që ky këshill kishte arritur për këto dy vite udhëheqje. Përpos këtyre, ky këshill kishe kërkuar edhe renovime e shumë çështje të tjera që e Fakultetin Filozofik e bëjnë njërin ndër fakultetet më të mira të UP-së. Në bashkëpunim me institucionet e vendit, ata bile kishin arritur ta sjellin për ligjërim edhe fituesen e parë grua të çmimit Nobel, Tavakol Karman.

Kjo organizatë thotë se përherë ka synim mbrojtjen e interesave studentore përballë të gjitha institucioneve, përkundër pretendimeve dhe presioneve politike, këta synojnë të jenë të pandikuar politikisht dhe të pavarur. Si e tillë, bashkëpunon ngushtë me studentët e të gjitha njësive akademike, me autoritetet përkatëse të UP-së, me rektorin, me dekanët, senatorët…

Sipas shumë studentëve kjo organizatë ka dëshmuar gjithnjë përkushtim, vendosmëri dhe guxim për të prezantuar drejtë dhe sa më denjësisht problemet studentore e gjithashtu ka identifikuar problemet dhe nevojat e studentëve të cilat më pas i ka paraqitur në instancat përkatëse. Kështu ka dëshmuar edhe me rastin e vendimeve të Këshillit Drejtues të UP-së që dëmtonin interesin e studentëve me rastin e uljes së bursës për studentët e shkëlqyer.

Studentët e Reformës, po premtojnë reformë të thellë dhe jo përshtatje të sistemit në Universitetin e Prishtinës.

Rreth a redaktor

Shikoni Gjithashtu

Kjo punëtore ndërtimi po çmend të gjithë meshkujt, mësohet arsyeja

Pasi punonjësja 26-vjeçare e ndërtimit, Nicke Lambert u ndalua dhe u fotografua gjatë një dite …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money