Lajmet e fundit
Kryefaqja / Ballina / Pse urrejnë ziliqarët: Kierkegaard shpjegon psikologjinë e bullizmit dhe ngacmimeve online që në 1847

Pse urrejnë ziliqarët: Kierkegaard shpjegon psikologjinë e bullizmit dhe ngacmimeve online që në 1847

Filozofi i parë ekzistencialist, shkrimtari  dhe mendimtari danez Soren Kierkegaard( 5 maj, 1813- 11 nëntor 1855) mund të ketë jetuar vërtetë një jetë të shkurtër, por ajo ishte e thellë dhe kuptimplotë, me një ndikim që rrezatoi dije gjërësisht nëpër shekujt e mëvonshëm dhe shkollat filozofike. Ai ishte gjithashtu një nga moria e madhe e shkrimtarëve që përfituan shumë nga mbajtja e një ditari. Në asnjë vepër tjetër përzierja paradoksale e melankolis dhe idealizmit të tij, e dëshpërimit për gjendjen njerëzore dhe optimizmit për qëllimin e lartësuar të jetës, nuk shkëlqen më bukur se te “Ditari i Soren Kierkegaard“. Një përmbledhje kjo  mjaft intensive e  Kierkegaardit, me  reflektime befasuese në gjithçka, nga lumturia dhe melankolia deri te shkrimi dhe letërsia, deri tek vetë dyshimi dhe opinioni publik.

Me  një analizë intuitive që në 1847, 34-vjeçari Kierkegaard vëzhgoi një patologji të përhapur te njerëzimi jonë i rremë, ai shpjegon psikologjinë themelore që fshihet pas fenomeneve bashkëkohore si ngacmimi, trollet dhe sulmet e përgjithshme të kritikëve  të vetë-shpallur të internet, të cilët  informalisht njihen si hejtësrat e virtualitetit.

Kierkegaard shkruan:

“Ekziston një formë e zilisë dhe xhelozisë për të cilën has gjithmonë shembuj, në të cilat individët përpiqen të përfitojnë diçka duke u tallur. Në qoftë se, për shembull, unë hyj në një ambient me shumë njerëz, ndodh shpesh që: njëri andej nga fundi të drejtojë gishtin dhe të fillojë të qeshi me mua; me sa duket, ai mendon se ai është një mjet i opinionit publik. Por, mbani vesh dhe vini re, nëse më vonë unë bëj të njëjtin gjest të rëndomt dhe të zakonshëm siç bëri ai, i njëjti person bëhet pafundësisht i lakmueshëm. Në thelb, ai më konsideron mua si dikush me shumë vlera, më shumë ndoshta nga ç’zotëroj vërtetë, dhe meqënëse nuk mund të bëhet pjesëtar i madhështisë sime, të paktën ai mund të qeshë me mua. Por sapo ai bëhet pjesëtar, siç u bë, ai mburret më pas për madhështinë time.

Kjo vjen nga bashkëjetesa me një shoqëri mendjengushtë.”

 

Nuk ka gjasa që Kierkegaard të ketë qenë i informuar për atë çka do t’i ndodhte shoqërisë në të ardhmen.  Babai i ekzistencializmit e formuloi këtë truk të psikologjisë nga ana e kundërt për të përballuar ziliqarët, por shembulli i tij  ende vazhdon të transmetojë një anekdotë që e mishëron të vërtetën në mënyrë të përkryer. Ai rikujon dhe tregon se një herë  kishin ardhur  tre djem të rinj jashtë portës së tij, të cilët, kur e panë, “filluan të qeshin dhe  nisën gjithë gamën e veprimeve të pafytyrësisë”. Ndërsa iu afrua atyre, Kierkegaard vuri re se ata po pinin puro dhe u kthye te njëri prej tyre, për t’i këkuar çakmakun. Papritmas, sjellja e burrave mori një kthesë dramatike – shkëmbimi, në dukje i thjeshtë, u kishte dhënë pikërisht ftesën për pjesëmarrje në madhështi:

” Menjëherë, të tre hoqën kapelet e tyre dhe  dukej sikur u kisha bërë nder duke kërkuar një çakmak. Ndoshta , të njëjtët njerëz do të ishin të lumtur të brohorisnin për mua, nëse do t‘u drejtohesha thjesht me një fjale miqësore, e lëre më shumë… Gjithçka i përmbahet pjesës teatrale. Por sa e paçmueshme dhe interesante është t’i kur fitojmë  njohuritë e psikologjisë njerëzore në këtë mënyrë.”

Shtatë vjet më vonë, pak para vdekjes së tij të parakohshme, ai e rishikon këtë temë me një ndjenjë që shpjegon më imtësisht  psikologjinë e urrejtësve:

“Duke treguar se atyre nuk u interesoj unë, ose duke u kujdesur që unë të mendoj se s’ju bëhet vonë për mua, prap nënkupton varësi ndaj meje… Ata më ofrojnë respekt duke më treguar se nuk më respektojnë.”/BrainPickings

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money