Lajmet e fundit
Kryefaqja / Artikuj / Pse gratë shqiptare nga Presheva lindin në Vranjë të Serbisë? Ja asyeja…

Pse gratë shqiptare nga Presheva lindin në Vranjë të Serbisë? Ja asyeja…

Me rritjen e madhe të banorëve shqiptar në jug të Serbisë është ndryshuar edhe gjendja demografike e banorëve, dhe sipas medieve serbe, kjo nuk po ndodh vetëm në Preshevë e Bujanoc, po edhe në qytetin e Vranjë.

Një bashkëbisedues i gazetës “Vesti” i cili dëshiron të mbetet anonim, pohon se në ish Jugosllavi sipas të dhënave që janë publikuar më herët, në qytetin e Vranjës janë të lindur mbi 30.000 foshnje nga Anamorave e Kosovës.

Një arsye tjetër më shumë pse gratë shqiptare  lindin në Vranjë është që foshnjet automatikishte marrin dhe shtesa nga shteti i Serbisë.Për çdo fëmijë në muaj ndahen nga 150 Euro/

“Trend i lindjes së shqiptareve nga Kosova në Vranjë është vazhduar edhe sot, por më shumë ato nga jugu i Serbisë, Preshevë dhe Bujanoc. Sikurse që poltikanët tanë po kërkojnë Bashkimin Evropian, ashtu dhe shqiptarët e Kosovës që kanë lindur në Vranjë do të kenë të drejtat e tyre si qytetarët tjerë. Këtë gjendje po e lejon edhe vet shteti me pa përgjegjësi. Këtë e kemi treguar edhe me shitjen masive të shtëpive dhe pronave në kufi me Maqedoninë, po edhe në Vranjë” thotë bashkëbiseduesi për gazetë, Disa të tjerë thonë se vetëm bëhet fjalë për nebulozë nacionaliste e cila edhe më shumë i rëndon raportet shqiptaro-serbe në jug të Serbisë. “Shqiptaret lindin nëpër tërë botë, dhe nuk ndryshojnë gjendjen demogradike të këtyre shteteve. maternitetiPse shqiptaret nga jugu i Serbisë lindin në qytetin e Vranjës? Kjo çështje i mundon shumicën, edhe atë për arsye të ndryshme, por ka vetëm një përgjgje – sepse nuk ka maternitet që nga fundi i viteve 80-ta të shekullit të kaluar. Kjo nuk ka aspak të bëj me politikë, materniteti në Preshevë është hapur, por nuk punon pasi mjekët nga Vranja nuk duan atje të shkojnë të punojnë” thotë një tjetër bashkëbiseduar i afërt me qendrën spitalore në Vranjë. Disa të tjerë thonë se arysa kryesore e mos hapjes së maternitetit në Preshevë është se shumica e gjinekologëve do të mbetet pa një shumë të madhe të hollave që marin në dorë si “ryshvet” nga shqiptarët gjatë lindjes. “Dihet se cilët gjinekolog kanë bë pasuri të madhe me lindjen e shqiptareve. Kur bëhet fjalë për një lindje të sigurtë e posaçërisht lindjes së djalit, shqiptarët nuk pyesin sa kushton. Ejani shikojini skenat në rapartin e gjinekologjisë këtu në Vranjë. Raportet e disa mjekëve dhe pacientave shqiptar janë sikur të jenë të afërt ose miq të mëdhenj. Për shqiptarët nuk ekziston asnjë rregull dhe ligj, ata mund të hyjnë kur të duan, dhe i presin me një buzëqeshje të madhe duke vrapuar personeli ndihmës për të lajmëruar mjekun e caktuar se erdh ky apo ai pacient. Kur të fillojnë përqafimet, puthjet, të gjithë e kanë të qartë. Nga fortësia e përqafimit mund edhe të dihet çmimi i lindjes” thotë bashkëbiseduesi.

/BujanociNet/

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money