Lajmet e fundit
Kryefaqja / Ballina / Pse femrat e heqin unazën para intervistës së punës

Pse femrat e heqin unazën para intervistës së punës

Hulumtimet e reja kanë treguar se pothuajse një nga tri femravee heqin unazën e fejesës apo martesës para një interviste të punës.

Ndonëse është ilegale në shumë vende të botës për punëdhënësit që t’i pyesin kandidatët për statusin martesor apo planet e shtatzënisë, shumica e femravefrikësohen se këto lloj informacione mund t’ua shuajnë shanset për ta siguruar punën.

Dhe, si rezultat i kësaj, shumica e femrave e shmangin temën e çështjeve martesore gjatë një interviste.

Në fakt, sipas hulumtimeve nga ‘Credit Angel’, rreth 30% e femrave përpiqen t’i parandalojnë diskriminimet e tilla duke e hequr unazën e martesës apo fejesës para një interviste të punës.

Kjo sepse, siç sugjeron studimi, është indikator që gruaja është më e prirë sesa kandidatët tjerë të mbetet shtatzënë dhe të kërkojë pushim të lehonisë.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Komuna e Prishtinës ndanë 20 mijë € më shumë se vitin e kaluar për dekorim të qytetit

Si çdo herë, dhjetori është muaji që pritet me më së shumti gëzim nga të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money