Përse shumë femra të mençura e të mahnitshme qëndrojnë beqare për vite të tëra?

Me siguri se e keni pyetur shoqen e mahnitshme shumë herë për arsyet se përse qëndron beqare dhe nuk e ka me nguti të krijojë familje.

Ajo mund të bëjë shaka për këtë temë, por rrënjët e problemit janë shumë më të thella..

Shumë e shumë vajza të bukura e të mençura po preferojnë të mos krijojnë lidhje. Rreth 50% të amerikanëve janë beqarë, që i bie 124.6 milionë njerëz – ndërkaq ka më shumë femra beqare sesa të martuara në SHBA.

Ekspertët kanë vendosur ta studiojnë këtë ‘problem’ dhe t’i gjejnë arsyet se përse ndodh.

Femrat moderne janë të pavarura

Femrat kanë qenë duke luftuar për të drejtat e tyre dhe janë duke e ndryshuar botën. Shumë e shumë femra bëjnë punë ku tregohen më të afta se meshkujt dhe kështu janë bërë më të pavarura. Ato më nuk kanë nevojë t’u kërkojnë meshkujve ndihmë për punë fizike sepse thjesht mund ta thërrasin shërbimin dhe ta paguajnë me para.

Femrat janë duke filluar ta respektojnë më shumë lirinë e tyre dhe kohën e lirë

Tani në vend se të gatuajnë në shtëpi për burrin dhe fëmijët, femrat më shumë po preferojnë të shpenzojnë kohë vet. Atyre u duket më atraktive të shkojnë në sallon bukurie, të bëjnë shopping, etj. sesa të kujdesen për fëmijët apo t’ia pastrojnë burrit lëmshet.

Femrat janë duke u bërë më stabile emocionalisht

Kur njerëzit tregojnë shaka për beqaret e forta me mace, faktikisht nuk është shaka.                                                                                Femrat janë bërë më të forta, më të qëndrueshme emocionalisht dhe më të edukuara.                                                                          Bota moderne u jep atyre pothuajse të njëjtat mundësi si meshkujt. Kjo ndikon në psikologjinë e tyre.                                                          Kështu, femrat sot më parë e presin një person të barabartë sesa ta ndajnë shtratin me një mashkull që nuk i dashuron apo respekton.

Femrat moderne kanë standarde shumë të larta

Kur i keni paratë e juaja, keni shkollim, kujdeseni për pamjen dhe e zhvilloni veten në fusha të ndryshme, ju pritni për një mashkull që nuk është poshtë nivelit tuaj të jetës. Ju nuk mund ta pranoni një mashkull që nuk i vlerëson përpjekjet tuaja. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *