Lajmet e fundit
Kryefaqja / Artikuj / Për vetëm pak sekonda, njerëzit krijojnë këto 8 pershtypje për ju

Për vetëm pak sekonda, njerëzit krijojnë këto 8 pershtypje për ju

Për të lënë përshtypjen e parë nuk ju vjen një shans i dytë.

Të gjithë ne shpresojmë se kur takojmë një person për herë të parë, nuk duhet të bëjmë një gafë të rëndë, si për shembull ta fyejmë apo të themi një budallallëk. Por, që përpara se ju të keni një shans për ta magjepsur, dijeni që brenda pak sekondash, njerëzit krijojnë këto 8 përshtypje për ju:

Nëse jeni të besueshëm

Njerëzit vendosin nëse jeni të besueshëm, në një të dhjetën e një sekonde.

  1. Nëse keni status të lartë

Njerëzit i shohin ata që mbajnë rroba të firmuara, si njerëz me status më të lartë, se ata me rroba të zakonshme.

  1. Jeni apo jo homoseksual

Njerëzit mund ta lexojnë orientimin seksual të një njeriu në një të njëzetën e sekondës. Eshtë minimumi i kohës që duhet për ta dalluar në mënyrë të ndërgjegjshme një fytyrë.

  1. Nëse jeni të zgjuar

Njerëzit ju perceptojnë si më inteligjentë, nëse i shihni drejt e në sy. Nëse mbani syze të trasha dhe flisni plot shprehi, ndihmon shumë.

  1. Nëse jeni të suksesshëm

Njerëzit shohin ata që mbajnë rroba të prera fiks për trupin e tyre, si më të suksesshëm, se ata që janë të shkujdesur për rrobat që mbajnë dhe masën e tyre.

  1. Nëse jeni dominues

Njerëzit i shohin ata që kanë kokën të rruar, si më dominues se njerëzit me kokën plot me flokë.

  1. Nëse jeni imoralë

Njerëzit i perceptojnë gratë me tatuazhe të dukshme si më pak tërheqëse, më të prirura për alkool dhe më imorale se sa gratë pa tatuazhe – kjo për shkak të stereotipeve mbi gratë me tatuazhe.

  1. Nëse jeni aventurierë

Njerëzit kuptojnë shumë nga mënyra se si ecni. Të ecurit shkujdesur dhe hapa të mëdhenj ju bën të dukeni më aventurierë, të ecurit shumë të rregullt ju bën të dukeni si neurotikë.

 

 

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money