Nga braktisja e shkollës deri tek kopertinat e revistave, historia e vajzës që i përjetoi dy ektremet

 

Kur ishte fëmijë ajo kaloi pjesën më të madhe të kohës në një zyrë pesë kate mbi banesën e nënës së saj.

Kjo e detyroi atë të braktiste shkollën në moshën 14 vjeçare.

Ajo vuajti nga anoreksia dhe zhgënjimi përgjatë gjithë moshës së adoleshencës së saj ndërsa po rritej në Los Anxhelos.

Edhe pas përformancave të saj të para nëpër filma, për shkak se ajo përformonte keq, ajo pati idenë se duhej të tërhiqej.

Ajo filloi t’u futej veseve të këqija.

Filloi drogën. Vuante nga depresioni. Deri në moshën 19 vjeç, ajo u përpoq dy herë të kryente vetëvrasje.

Përkundër të gjithë këtyre sfidave dhe çështjeve në jetën e saj personale, ajo ende thellë brenda vetes së saj ndjente se do ta gjente gjente rrugën e saj, të gjente motivimin dhe të gjente qëllimin.

Ajo përfundoi duke marrë një rol në filmin “Girl, interrupted”, dhe në të ajo fitoi Best Supporting Actress at the Oscars.

Suksesi i saj filloi të rritej, dhe së shpejti ajo gjeti stabilitet në jetë.

Pasi adoptoi disa fëmijë, ajo e kuptoi se ajo kurrë nuk do të vepronte në mënyrë vetë-destruktive për shkak të vlerës që ajo kishte për ta.

Është e pabesueshme të mendohet nëpër atë që ajo kaloi derisa u bë ylli që shohim në kopertinën e përparme të revistave sot.

Por ajo besonte se kishte diçka përtej kësaj.

Ajo gjeti vlerë në shërbimin e saj tek njerëzit e tjerë që e frymëzuan atë për t’u bërë një person më i mirë, të ngrihej brenda vetes.

Gjëja që ajo zbuloi ishte se pikërisht kur ajo filloi të mendonte për të ardhmen e të tjerëve, e ardhmja e saj u bë më e rëndësishme dhe më e ndritshme.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *