Lajmet e fundit
Kryefaqja / Ballina / Në këtë shtet fëmijët do fillojnë shkollën që 3 vjeç

Në këtë shtet fëmijët do fillojnë shkollën që 3 vjeç

Fëmijët në Francë do të fillojnë shkollën në moshën tre vjeçare, bazuar në reformat e reja të njoftuara nga Presidenti Emmanuel Macron. Ndryshimi do t’i japë Francës një nga shkollat e arsimit të detyrueshëm me moshat më të vogla në Evropë.

Por kjo do të ndikojë vetëm në një numër të vogël fëmijësh, pasi shumica e familjeve franceze tashmë zgjedhin të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në moshën tre vjecare. “Vetëm 2.4% e fëmijëve nuk janë të regjistruar në atë moshë”, tregojnë shifrat e qeverisë.

Në një kohë kur shkolla është e detyrueshme për fëmijët e moshës 6 vjeç, prindërit kanë të drejtën që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe kur ata arrijnë ditëlindjen e tyre të tretë.

Presidenti Macron tha se ndryshimi kishte për qëllim të reduktonte pabarazinë në arsim, pasi prindërit në zonat më të varfra të Francës dhe në territoret jashtë shtetit kanë më pak gjasa të dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe në moshë të vogël.

Ai deklaroi se reforma do të fillojë të zbatohet në vitin e ri shkollor 2019 dhe do të përbëjë një ndryshim të rëndësishëm në sistemin francez të edukimit. Në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, kreu i Elizesë madje publikoi një listë me aktivitete të cilat fëmijët besojnë se janë të dobishme, si lojërat, të mësojnë të flasin, të pikturojnë dhe vizatojnë.

Megjithatë, mosha kur fëmijët duhet të fillojnë arsimin formal është një çështje ende e debatuar. Një studim i publikuar në vitin 2015 zbuloi se fëmijët që e nisin shkollën më vonë, kanë më pak gjasa të jenë të papërqëndruar ose hiperaktivë në klasë. Fëmjët nga Finlanda, Polonia dhe Estonia – tre nga vendet më të suksesshme akademikisht të Europës – e fillojnë shkollën në moshën 7-vjeçare.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money