Lajmet e fundit
Kryefaqja / Ballina / Mister, dy vëllezërit paralizohen sapo perëndon dielli /FOTO

Mister, dy vëllezërit paralizohen sapo perëndon dielli /FOTO

 

Gjatë ditës, Abdul Rasheed dhe Shoaib Ahmed, 9 dhe 13 vjeç, janë si të gjithë vëllezërit e tjerë që qeshin dhe luajnë së bashku

Por, sapo perëndon dielli, ata paralizohen krejtësisht dhe nuk mund të flasin.

Vëllezërit nga Pakistani janë quajtur “fëmijët e diellit”, pasi prindërit e tyre mendojnë se ata marrin energji nga dielli.

Ky rast ka lënë pa fjalë mjekët, të cilët nuk kanë arritur akoma të gjejnë shkaktarin e kësaj sëmundjeje.

Javed Akram, profesor i mjekësisë në Institutin Pakistanez të Shkencave Mjekësore, i cili po merret me trajtimin e vëllezërve, thotë “Ky rast është sfidë për ne”.

“Doktorët po kryejnë teste mjekësore për të kuptuar përse fëmijët janë aktivë gjatë ditës, por nuk mund të hapin sytë, nuk mund të flasin dhe as të ushqehen sapo ikën dielli.

Ndryshe nga prindërit që mendojnë se fëmijët marrin energji nga dielli, mjekët e kanë hedhur poshtë këtë tezë, duke qenë se fëmijët mund të lëvizin gjatë ditësedhe nëse mbahen në një dhomë të errët, ku nuk bie dielli.

Pavarësisht gjendjes së tyre të veçantë, djemtë janë energjikë dhe gazmorë.

“Dua të bëhem mësues, thotë vëllai më i madh, ndërsa më i vogli do të bëhet mësues i fesë islame”.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money