Lajmet e fundit
Kryefaqja / Artikuj / Ministria nis projektin e punësimit të një anëtari në çdo familje

Ministria nis projektin e punësimit të një anëtari në çdo familje

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka nisur projektin e punësimit të një anëtari të familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar familje.

Nga këto familje do t’u jepet përparësi punësimi atyre që janë të përgaditur profesionalisht ndërsa për ata që nuk kanë përgaditje profesionale ministria fillimisht do të ofrojë trajnime.

Kështu njoftoi sot Ministri i Ministrisë së Punës dhe mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, në seancën plenare të Kuvendit.

Ai tha se Ministria është duke punuar me përkushtim në përfshirjen e të rinjve në punësim.

Ministri njoftoi se në këtë fillim vit ministria ka miratuar planin e punësimit të të rinjve.

Ai gjithashtu shtoi se janë duke u angazhuar për mundësimin e punësimi sezonal në vendet e Bashkimit Evropian për të rinjtë.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money