Mbreti që zgjodhi për grua truprojen e tij

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn është martuar me truprojen e tij të sigurisë, duke i dhënë asaj titullin mbretëreshë, thuhet në një deklaratë mbretërore.

Njoftimi i papritur erdhi përpara ceremonisë së kurorëzimit të fillojë të shtunën, kur pozita e tij u shenjtërua. Mbreti Maha Vajiralongkorn, 66 vjeç, u bë monarku kushtetues pas vdekjes së babait të tij në vitin 2016.

Ai është martuar dhe divorcuar tri herë më parë dhe ka shtatë fëmijë.

Në një deklaratë mbretërore thuhet: Mbreti Vajiralongkorn ka vendosur të martohet me gjeneralen Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya. Mbretëresha Suthida do të mbajë titullin mbretëror dhe statusin si pjesë e familjes mbretërore.

Mbretëresha Suthida është partnerja afatgjate e Mbretit Vajiralongkorn dhe është parë me të në publik për shumë vite me radhë edhe pse marrëdhënia e tyre asnjëherë nuk është pranuar zyrtarisht.

Pamjet nga ceremonia e dasmës u shfaqën në kanalet televizive tajlandeze vonë të mërkurën, duke treguar pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore dhe këshilltarët e pallateve të pranishëm.

Mbreti shihet duke derdhur ujë të shenjtë në kokën e Mbretëreshës Suthida. Çifti pastaj nënshkruan një marrëveshje martesore. Mbreti i mëparshëm, Bhumibol Adulyadej, ka qeverisur për 70 vjet, duke e bërë atë monarkun më të gjatë në botë kur vdiq në 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *