“Libri është zemra që rreh në kraharorin e njeriut”. Kafka, Sagan dhe Galileu mbi fuqinë e leximit

Pse lexojmë? Për Franz Kafkën, libri është “sëpata për liqenin e ngrirë brenda nesh”.

“Ne mendojmë se duhet të lexojmë vetëm librat që na lëndojnë. Zot i madh, librat që na bëjnë të lumtur janë ata që mund t’i shkruajmë vetë nëse është e nevojshme. Por ne kemi nevojë për libra që na hidhërojnë thellë, që na godasin si fatkeqësi, si vdekja e dikujt që e kemi dashur më shumë se veten. Libri është sëpata për liqenin e grirë brenda nesh. Ky është mendimi im”.

Për Carl Sagan, libri është prova se njerëzit janë të aftë për gjëra të magjishme, pasi libri na lejon të udhëtojmë në kohë e vende të ndryshme.

Por gati një gjysmë mijëvjeçari më parë, Galileo Galilei (shkurt 1564–janar 1642), një nga iluminuesit më të mëdhenj në histori, bëri një vëzhgim të ngjashëm mbi fuqinë e leximit, mbi aftësinë e leximit për të mbushur mendjen dhe shpirtin e njerëzve me idenë e fuqive të mbinatyrshme, si udhëtimi në kohë dhe telepatia.

“Çfarë mendjeje sublime pati ai që gjeti mënyrën për të komunikuar mendimet e tij më të thella; për të folur me njerëz në kohë e vende të ndryshme; për të folur me ata që nuk kanë lindur ende e që mbase nuk do të lindin edhe për mijëra vite të tjera. Dhe me çfarë thjeshtësie! Të marrim një moment dhe të admirojmë këtë shpikje të madhe të njerëzimit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *