Lajmet e fundit
Kryefaqja / Ballina / Lakror me qepë dhe domate, receta tipike e Voskopojës

Lakror me qepë dhe domate, receta tipike e Voskopojës

Karakteristike pë zonën Juglindore të Shqipërisë.

Ndërsa kjo recetë vjen nga fshati Voskopojë.

I pjekur në saç, shija e lakrorit është e mrekullueshme.

PËRBËRËSIT

800 gr miell

2-3 lugë vaj ulliri

gjalpë

kripë

400 ml ujë

1 kg domate (të prera në kubikë)

2 kokrra qepë

PËRGATITJA

PËR MBUSHJEN: Skuqim qepën në vaj, në zjarr të mesëm deri sa të zbutet.

Shtojmë domaten dhe e gatuajmë për rreth 30 minuta në zjarr të ulët.

Gjatë gatimit mund të jetë nevoja të shtojmë pak ujë.

PËR PETAT: Zëmë brumin me ujë të vakët dhe pak kripë.

E punojmë mirë, e lëmë të rrijë pak dhe e ndajmë në dy copa.

Copa për petën e sipërme duhet të jetë 450 gr. kurse e poshtmja 440 gr.

Tërhollim petën dhe e shtrojmë në një tepsi të lyer me vaj.

Hedhim mbi të mbushjen dhe e mbulojmë me petën tjetër.

E spërkasim me pak gjalpë.

Mbulojmë saçin me prush dhe e vëmë mbi zjarr që të nxehet mirë.

Vëmë saçin mbi tepsinë e lakrorit dhe e lëmë për rreth 1 minutë.

Heqim saçin, e vëmë tepsinë mbi zjarr dhe e mbulojmë përsëri me saç.

E pjekim për rreth 10 minuta duke e zbuluar dhe kontrolluar disa herë gjatë pjekjes.

Në gjysmë të pjekjes e mbulojmë lakrorin me letër alumini.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money