Lajmet e fundit
Kryefaqja / Ballina / Kush duron të “hajë” më shumë shuplaka?, ky është Kampionati Kombëtar i Shuplakave (Video)

Kush duron të “hajë” më shumë shuplaka?, ky është Kampionati Kombëtar i Shuplakave (Video)

Kemi parë konkurse të ndryshme të çuditshme, por ky këtu kalon çdo limit. Quhet “Kampionati Kombëtar i Shuplakave” dhe mbahet në Rusi.

Pjesmarrësit që kryesisht janë meshkuj, kanë për detyrë ta bëjnë kundërshtarin të dorëzohet me vetëm një lëvizje: ta godasin sa më shumë që munden me shuplakë në fytyrë.

Rregullat janë shumë të thjeshta, në lojë marrin pjesë dy persona dhe fituesi është ai që i reziston goditjeve të tjetrit, që në shumë raste përfundojnë edhe të rrëzuar në tokë pa vetëdije.

Rusët përpos që nuk e kanë ndërmend ta ndalin këtë lojë të rrezikshme, ata madje mburren me pjesëmarrësit për të cilët organizatorët thonë se janë trima dhe krenaria e kombit.

Këtë vit në garën e organizuar në Moskë, është shpallur fitues Yuriy Kuzmin, i cili fitoi 400 dollarë për vendin e parë.

 

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money