Kishte lindur sa ishte në koma, 28 vjeçarja zgjohet sapo t’i vendoset fëmija në krah [Foto]

Një nënë la të habitur doktorët kur ajo u zgjua nga koma pas 23 dite, në momentin që djali i saj i sapolindur i ishte vendosur në krahët e saj.

Amanda si Silva, 28 vjeçe, që vuan nga epilepsia, kishte pasur një komplikim sa ishte në javën e 37 të shtatzënisë, dhe ajo pretendon se kjo gjendje i ishte shkaktuar pas një argumenti të nxehtë që kishte pasur me burrin e saj.

Të shqetësuar se kjo gjendje e saj mund të vriste edhe nënë edhe foshnjën e saj të palindur, mjekët vendosën që të nxirrnin fëmijën përmes prerjes cezariane.

Komplikimet u vendosën menjëherë, duke i detyruar mjekët ta vendosin gruan në një gjendje koma, përderisa djali i saj Viktori u dërgua për kujdes intensiv.

Pas kalimit të 3 jave në gjendje kome, infermierja Fabiola Sa sugjeroi vendosjen e Viktorit në gjoksin e zonjës Silva, i cili bëri që të rritet pulsi i zemrës së nënës së tij dhe t’i rridhnin lotët nga sytë.

Pas kësaj Silva filloi të përmirësohet, dhe pas 20 ditë qëndrimi në spital ata ishin në gjendje  të ktheheshin së bashku në shtëpi.

  

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *