Këto 32 medikamente që po shiten në vendin tonë, dyshohet se janë kancerogjene

32 medikamente për trajtimin e shtypjes së lartë të gjakut dyshohen për shkaktimin e karcinomit planocelular të lëkurës.
Medikamentet e dyshuara, që mund të gjenden edhe në Kosovë (të importuara ose të kontrabanduara ) janë: Enelapril, vivace, termikol, korace, telmipres, skopril, iruzid, nebilet, mikardis, prilazid, losar, erinorm, hemokvin, hemopres, irbenida, prilenap, prilinda, tensek, janida, ampril, kazakombi, enap, lorista, tolukombi, valsakombi, lodoz, kondiovan, monopril, enates, binevol, tritace, diunorm.

Letra si masë e kujdesit është publikuar në shtetet e BE-së si dhe në Kroaci e Serbi.

Selatin Kaçaniku, nga KONSUMATORI përmes faqes së tij në llogarinë Facebook ka paralajmëruar për rrezikun e 32 llojeve të medikamenteve që shiten në vendin tonë, ku të njëjtat shërbejnë për trajtimin e shtypjes së lartë të gjakut. Sipas tij këto dy lloj medikamentesh mund të sjellin kancerin e lëkurës.

 Ai madje ka thënë se ky apel është publikuar në shtetet e BE-së, përfshirë Kroacinë dhe Serbinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *