Lajmet e fundit
Kryefaqja / Ballina / Iran, 2.7 milionë persona nuk dinë shkrim e lexim

Iran, 2.7 milionë persona nuk dinë shkrim e lexim

Në shtetin tonë rreth 2.7 milionë persona nga mosha 10 deri në 49 vjeç nuk dinë shkrim e lexim. Ndërkohë 1.8 milionë prej tyre përbëhen nga gratë”, thotë Bakirzade

Rreth 2.7 milionë persona në Iran nuk dinë shkrim e lexim, transmeton Anadolu Agency (AA). Zëvendës ministri i Edukimit dhe Arsimit, Ali Bakirzade në një deklaratë për Agjencinë laburiste të lajmeve të Iranit (ILNA) tha se “30 në çdo 100 persona në disa provinca të shtetit nuk dinë shkrim e lexim”.

“Në shtetin tonë rreth 2.7 milionë persona nga mosha 10 deri në 49 vjeç nuk dinë shkrim e lexim. Ndërkohë 1.8 milionë prej tyre përbëhen nga gratë”, thotë Bakirzade. Ai thotë se niveli i atyre që nuk dinë shkrim e lexim është përafërsisht i njëjtë si në qytete ashtu edhe në fshatra dhe se ky nivel është edhe më i keq në mesin e atyre me prejardhje të huaj. “Në disa provinca ky nivel është shumë më i lartë. Ashtu që në disa provinca më shumë se 30 për qind e popullsisë është e privuar nga njohja e shkrim-leximit”, thotë Bakirzade.

Ai thekson se shumica prej fëmijëve të moshës nën 17 vjeç, të cilët nuk shkojnë në shkollë, kanë prindër të cilët nuk dinë shkrim e lexim. Për këtë arsye ai thotë se është jetike njohja e shkrim-leximit nga prindërit. Sipas regjistrimit të vitit 2016 të Agjencisë së Statistikave të Iranit, popullsia e këtij vendi është 79.9 milionë banorë. /albeu.com/

Shtuar më 30/03/2018, ora 22:50

 

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money