Lajmet e fundit
Kryefaqja / Artikuj / Haram u qofshin lotët e mi! Plakun që e braktisën fëmijët e Tij (VIDEO EMOCIONUESE)

Haram u qofshin lotët e mi! Plakun që e braktisën fëmijët e Tij (VIDEO EMOCIONUESE)

Një plak i cili ishte braktisur nga fëmijët e tij për mëse 8 vite, flet para një gazetari. Plaku mu në ditën e festës së Bajramit ankohet se fëmijët nuk e thirrën as këtë herë. Plaku përmend se i është lutur Allahut edhe në sexhde në lidhje me këtë çështje.

Sot ka shumë fëije që rindërit e tyre i dërgojnë nëpër vende të kujdesit publik, duke injoruar mundin prindëror.

Allahu i Madhërishëm në lidhje me këtë çështje thotë:

• 46:15. Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët.

• 46:16. Të tillët janë ata që Ne ua pranojmë në mënyrën më të mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre duke i radhitur me banuesit e xhennetit. (Ky është) Premtim i vërtetë që u është premtuar.

• 46:17. E ai që prindërve të vet u thotë: “Oh, për ju!, a më premtoni mua se do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kaluar para meje (e nuk u ringjallën)?” E ata të dy e lusin All-llahun ta udhëzojë (duke i thënë atij) “I mjeri ti, beso, se premtimi i All-llahut është i saktë!” po ai thotë: “Kjo nuk është tjetër vetëm se legjendë e të lashtëve!”

• 46:18. Ata janë të tillë, kundër të cilëve ka marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur.

• 46:19. E, secilit sipas veprave që i bën i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do t’u plotësohet, e nuk u bëhet padrejtë.

• 46:20. E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): “Ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e Dunjasë dhe i përjetuat ato, sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhrat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues”.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money