Lajmet e fundit
Kryefaqja / Ballina / Gjyshërit nuk i flasin prej 10 vitesh, mbesa vjen në program dhe pyet: Ku kam gabuar?

Gjyshërit nuk i flasin prej 10 vitesh, mbesa vjen në program dhe pyet: Ku kam gabuar?

 

Protagonistja e radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” gjatë mbrëmjes së djeshme ishte Dallëndyshja.

Historia e saj kishte nisur disa vite më parë kur mamaja e saj, Alketa dhe Agimi ishin martuar. Nga kjo martesë kishte ardhur në jetë, Dallëndyshja, e cila asnjëherë nuk e kishte e ndjerë dashurinë dhe ngrohtësinë e gjyshërve nga ana e mamasë.

Dallëndyshja nuk e kishte kuptuar asnjëherë refuzimin që gjyshërit i kishin bërë, madje sa herë që kishte shkuar me mamanë e saj Alketën për t’i takuar ata i kishin thënë: “Pse ke ardhur? Ti nuk je gjaku ynë!”.

Dëshira për t’i pasur pranë dhe për të ndjerë dashurinë që të falin gjyshërit e kishin shtyrë Dallëndyshen që t’i drejtohej programit “Dua të të bëj të lumtur”. Por gjyshërit e saj nuk kishin pranuar që të vinin në studio.

Dalllëndyshja nuk mundi ta fshihte mërzitjen kur mësoi se ata nuk kishin ardhur. “Kemi 10 vjet që nuk flasim, ku kam gabuar, çfarë kam bërë? Pse nuk më flasin kur më shohin në rrugë?”, – u shpreh Dallëndyshja me lot në sy.

Arbana Osmani tregoi që kishte biseduar me gjyshërit e saj dhe ata ishin shprehur se ishin ndjerë të braktisur nga Dallëndyshja.

“Ju kërkoj falje nëse ju kam lënduar dhe nëse keni mundësi do të dëshiroja që të takohesha me ju”,- ishin këto fjalët me të cilat Dallëndyshja iu drejtua gjyshërve të saj.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money