E dhimbshme me çfarë po përballet babai i Britney Spears

Lajm i mirë për Britney Spears dhe familjen e saj.

Babai i saj Jamie është duke u shëruar nga sëmundja që po e kërcënonte jetën e tij.

Siç mësohet, ai po ia del, shkruan “Kosovarja”.

Këto kohë ishin aq të errëta për Britney Spears, por përsëri ka shpresë në horizont.

“Nuk ishte e lehtë për Britneyn për të ndaluar shfaqjen e saj në Las Vegas, sepse ajo i do shumë fansat e saj, por në këtë rast nuk kishte asnjë dyshim. Ajo donte të ishte me babain, sepse ai kishte qenë përherë me të, edhe në kohët më të errëta të saj”, thotë zëdhënësi i saj.

Në fillim të janarit, Britney njoftoi nëpërmjet mediave sociale se do të largohej për pak nga muzika për shkak të problemeve shëndetësore të babait të saj.

Ajo nuk e dinte sa do të zgjaste pushimi i saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *