E detyroi të abortonte, gjykata jep vendimin

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar dje të dyshuarin SH.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale shtrëngimi dhe ndërprerja e palejuar e shtatzënisë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi se që nga muaji shtator 2018 deri 21 janar 2019, në komunën e Gjilanit, i dyshuari SH.H., përmes dhunës psikike dhe forcës fizike, e ka detyruar A.R. që të veprojë në kundërshtim me vullnetin e saj, që të ndërmarrë një vendim përkundër vullnetit të saj për të kryer abort të fëmijës në muajin e pestë të shtatzënisë, i cili dyshohet se është kryer në Maqedoni.

Prokuroria ndaj SH.H. sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Gjilan, me qëllim të sigurimit të kushteve normale për zhvillimin e procedurës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *