Lajmet e fundit
Kryefaqja / Ballina / Drejtori i burgut surprizon vartësin, i merr në punë vajzën me aftësi ndryshe

Drejtori i burgut surprizon vartësin, i merr në punë vajzën me aftësi ndryshe

Një histori që u trajtua mbrëmjen e djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Skënderit, i cili pas 22 vitesh në polici do të dalë pas pak kohësh në pension.

Babai i 3 fëmijëve, ndër to edhe Anila, vajza me nevoja të veçanta, erdhi në program me ftesë të shefit të tij.

Anila që në fëmijëri kishte pasur vështirësi në të ecur, por kjo nuk e kishte penguar atë që të arsimohej dhe të bëhej një psikologe. Personi që e kishte shoqëruar Anilën çdo ditë në shkollë derisa ajo kishte mbaruar universitetin ishte Skënderi, babai i saj.

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” shpesh herë familjarët kanë surprizuar njëri-tjetrin me ftesat e tyre, por këtë herë ftesa për Skënderin dhe Anilën ishte dërguar nga drejtori i paraburgimit 302 të Tiranës, Mit’hat Shimaj.

Me rastin e daljes në pension të Skënderit, drejtori kishte menduar që të punësonte në një prej institucioneve të burgjeve Anilën.

“Kur kam parë CV-në e Anilës u frymëzova që t’i drejtohem këtij programi, sepse ajo është e barabartë më të gjitha vajzat e tjera. Ajo do të jetë frymëzim për të gjithë ata që janë në këto institucione. Madje historia e saj do t’i japë forcë dhe kurajo të gjithë njerëzve që pas mbarimit të dënimit të integrohen sa më shpejtë në shoqëri”, – u shpreh drejtori.

Anila falenderoi babain e saj dhe drejtorin për mundësinë që i dha. “Falenderoj babin për gjithçka që ka bërë për mua, për kujdesin dhe për të gjithë sakrificat e tij. Unë jam kjo që jam falë babait dhe mamasë sime. Gjithashtu falenderoj drejtorin për mundësinë që më dha dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohëse”.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money