Lajmet e fundit
Kryefaqja / Ballina / Çuna mos u lodhni kot! Makinat luksoze nuk u hyjnë në sy këtyre vajzave

Çuna mos u lodhni kot! Makinat luksoze nuk u hyjnë në sy këtyre vajzave

 

Një studim i ri sugjeron se femrat i shohin meshkujt që e ‘reklamojnë’ pasurinë e tyre si partnerë të papërshtatshëm për lidhje afatgjate.

Hulumtuesit kanë zbuluar se, në veçanti ‘reklamimi’ i veturave të shtrenjta, është vendimtar sa i përket gjetjes së partnerit potencial, transmeton Telegrafi.

Kjo për shkak se, siç thonë ata, personat që vozisin vetura ekstravagante shihen si më pak të besueshëm dhe më aventuresk.

Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘Evolutionary Psychological Science’, ka anketuar gjithsej 375 studentë për të parë se si e interpretojnë ‘reklamimin’ e pasurisë së një mashkulli.

Rezultatet kanë treguar se dy gjinitë – meshkujt e femrat – i vlerësojnë meshkujt me vetura të shtrenjta si më të interesuar në lidhje të shkurta seksuale dhe nuk i shohin si të përshtatshëm për lidhje serioze afatgjate.

Ndryshe nga ta, meshkujt që kanë vetura të lira shihen si më të përshtatshmit për partner.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Komuna e Prishtinës ndanë 20 mijë € më shumë se vitin e kaluar për dekorim të qytetit

Si çdo herë, dhjetori është muaji që pritet me më së shumti gëzim nga të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money