Lajmet e fundit
Kryefaqja / Ballina / Befasuese: Agim Bahtiri largohet nga AKR, shkon në Vetëvendosje

Befasuese: Agim Bahtiri largohet nga AKR, shkon në Vetëvendosje

Agim Bahtiri po ia kthen Albin Kurtit ndihmën dhe përkrahjen e madhe që ai i bëri gjatë zgjedhjeve lokale nëntorin e kaluar. Nënkryetari i AKR-së ka vendosur që të kalojë krejtësisht në Vetëvendosje.

Express mëson nga burimet e sigurta se Bahtiri tashmë e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij politike. Ai do të jetë pjesë e Vetëvendosjes brenda pak ditëve.

Indikacione për një kalim të tillë, nënkryetari i AKR-së ka dhënë edhe më parë. Ai nuk ishte aspak i kënaqur kur shefi i tij, Behgjet Pacolli u bë bashkë me PDK-në, AAK-në dhe Nismën për ta krijuar Qeverinë.

Deri në krijimin e koalicionit qeverisës, Bahtiri mohonte se partia e tij bashkëpunon me PDK-në, ndërsa ishte i interesuar për negociata me VV-në.

Bahtiri pati koalicion me Vetëvendosjen gjatë balotazhit në Mitrovicë. Kurti shihej krah tij gjatë gjithë kohës së fushatës, madje më shumë se sa që shihej me Shpend Ahmetin apo Qendron Kastratin, të cilët gjatë zgjedhjeve ishin kandidatë të VV-së.

Ndërsa, pasi Bahtiri mori mandatin e dytë si kryetar i Mitrovicës, Kurti i shkonte për vizitë në komunë.

Rreth s.admin

Shikoni Gjithashtu

Gruaja që lindi 44 fëmijë

Një grua nga Uganda me 44 fëmijë, rrëfehet për jetën e saj Njerëzit ndonjëherë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by keepvid themefull earn money